Rigjenerimi i koronavirusit (Covid-19)

14 prill 2020 | 09:12

Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit – COVID -19 (9)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Edhe përkundër zhvillimit të mjekësisë moderne, prapë se prapë e them se mjekësia nuk mund t’i zgjidh problemet në tërësi, sepse ajo zakonisht merret me problemin e jo me shkaqet e problemit.
Një problem të tillë mjekësisë ia imponon vet shkenca e tanishme, duke përfshirë fizikën klasike, kiminë klasike, dhe biologjinë klasike. E këto shkenca janë ato që fatkeqësisht mësohen edhe sot në të gjitha nivelet shkollore, përfshirë edhe ato akademike e studimet post-universitare.
Për dallim nga këto, duke u bazuar në argumente shkencore, unë kam propozuar fizikën simetrike, kiminë simetrike krahas së cilës shkojnë edhe biologjia simetrike dhe shumë fusha të tjera.
Fizika simetrike, kimia simetrike dhe biologjia simetrike kur është fjala te viruset e veçanërisht tani te corona virusi Covid-19 e sqarojnë saktë se viruset rigjenerohen.
E këtë, domethënë rigjenerimin, e kundërshtojnë fizika, kima, dhe biologjia klasike.
Sikur mos të ekzistonte një rigjenerim i viruseve, nuk do të kishim asnjëherë viruse të përhapura, sepse një njeri nuk mund ta infekton një shtet nga frymëmarrja e tij. Po të ishte kështu për ta infektuar një fshat me virus Covid-19 një personi do t’i duheshin qindra vite, aq sa njeriu nuk jeton.
Por edhe të ndodhte ashtu që virusi të përhapet përmes ajrit pa një rigjenerim, kjo i bie se të gjithë duhet me qenë të njëjtë, nëse i dhemb dikujt koka atëherë të gjithë do të duhej me qenë me dhimbje vetëm të kokës, e asnjërit as më shumë as më pak. E diçka e këtillë nuk ka logjikë shkencore.
Por njohuritë e reja dhe qasja e re në fizikën simetrike, kiminë simetrike dhe biologjinë simetrike e kanë rikonceptualizuar rigjenerimin si një realitet, duke i përfshirë edhe viruset në përgjithësi, e konkretisht edhe Covid-19, ashtu sikur është sqaruar.

Shpjegimi i ri i fizikës simetrike, e kështu i kimisë simetrike dhe biologjisë simetrike, është se rigjenerimi ka si bazë nivelet energjetike të viruseve, të cilat, sikurse është shpjeguar, ndahen në 5 nivele energjetike, dhe nëse shkohet përtej këtyre niveleve është zhdukje e njerizimit në masë përmes përdorimit të helmeve të ndryshme.
Por, për shkak të aktualitetit global të pandemisë, tani do të mbesim vetëm te viruset sidomos te Covid-19.
Pesë nivele energjetike të viruseve janë argumenti kryesor se të sëmurët nuk janë të njëjtë, dikush nuk e ndjen aspak, dikush më pak, dikush më shumë, dikush i mbijeton e dikush jo.
Edhe organizmi ynë ka pesë nivele energjetike e që rol të veçantë, qoftë për pozitive qoftë për negative, luan edhe sasia e hekurit në gjak.
Njohuritë që sjellë fizika simetrike, kimia simetrike dhe biologjia simetrike, do të duhej t’i aplikonte mjekësia moderne, duke u ngritur në nivelin e mjekësisë simetrike. Sepse, kështu, kjo mjekësi e re, pra mjekësia simetrike, do të përparonte shumë duke shfrytëzuar njohuritë shkencore nga shkencat simotra të saja simetrike – fizika, kimia dhe biologjia. Nga se do të arrinte që përmes analizave të gjakut të caktonte nivelin energjetik të secilit njeri, duke u bazuar në nivelin energjetik të përbërësve të gjakut e veçanërisht oksigjenit dhe hekurit.
Në këtë mënyrë secili njeri do ta kishte një librezë të nivelit energjetik të tij nga (1) deri në (5), ashtu sikur shihet në figurën e mëposhtme.

Sqarim
Nivelet energjetike i sqaron mjekësia, sepse ajo ka aftësi për të vendosur nivelin energjetik të secilit njeri.
Nga ata që nuk kanë asnjë problem e që ndodhen në nivelin energjetik të parë (1) duke shkuar te niveli energjetike (5) që janë të moshuar por edhe shoqërohen me sëmundje kronike.
Dhe sot, po të përfilleshin njohuritë e prezantuara këtu shkencore, ishte shumë e lehtë të parandalohej sëmundja e përhapjes së virusit Covid-19.
Kishte mjaftuar një informacion përmes mjeteve të informimit të njoftohej opinioni, se kemi virusin Covid-19 të përhapur, për shembull, me nivel energjetik (1), (2), (3).
Ky virus Covid-19 e rrezikon nivelin (4) dhe (5) të njerëzve. Pra ata njerëz që kanë nivel energjetik (4) dhe (5) janë prioritet të lajmërohen pranë qendrave për ndihmë mjekësore. Nuk kishte për të pasur as tollovi para spitaleve as panik se mos jam unë, e po shkoi për analiza. Këto janë katastrofale për ata si kanë nivel energjetik (4) dhe (5), sepse do të shkojnë në kontroll te mjeku ata me nivel (1), (2) dhe (3) e që nuk rrezikohen aspak.
I nivelit (4) apo (5) mundet me qenë edhe një fëmijë, por edhe një i ri ose e re, kurse vendin e tij mund ta zë edhe një tjetër që nuk rrezikon aspak, e fëmija apo i riu do të vdes sepse në vend se të jetë prioritet ai shkon drejt vdekjes.

(Vijon nesër)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë mërgimtarë nga Kosova, menjëherë pas kërkesës së kryeministrit në…