Rihanna i thotë “lamtumirë” Donald Trump

21 janar 2021 | 17:10

Të shumë ishin personazhet e famshëm që reaguan ditën e djeshme pas largimit të Donald Trump dhe inaugurimit të Joe Biden si President i SHBA-ve. Që në fillim të fushatës së tij, Biden pati mbështetje masive nga të famshmit, që ditën e djeshme e cilësuan si një ditë paqeje për gjithë Amerikën.

Por nga gjithë personazhet VIP, ishte Rihanna ajo që i dha “lamtumirën” Donald Trump në mënyrën më epike, të paktën kështu e kanë cilësuar fansat. Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto të saj veshur me një body dhe bluzë që lexonte: “Jepi fund racizmit”. Në fakt ky imazh është shkëputur nga seti fotografik që ajo realizoi me “Harper’s Bazaar” në shtator të vitit të shkuar.

“Unë jam këtu për të ndihmuar”, shkroi Rihanna shoqëruar me hashtagun, “Ne ja dolëm mbanë Joe”, referuar videos virale në të cilën Kamala Harris njoftonte Joe Biden për fitoren.

Dy qeset e zeza që Rihanna mbante në duar, fansat i kanë cilësuar si mbeturinat e fundit të Donald Trump, ndaj kundërshtarët e tij e kanë pëlqyer shumë këtë foto. Ndërkohë postimi i Rihanna-s nuk i ka ardhur askujt si surprizë, pasi këngëtarja ka shprehur hapur prej kohësh kundërshtinë e saj për Trump dhe politikat që ai ndoqi si president i SHBA-ve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se të fajësohet…