Rihanna pushton ballinën e “Vogue” me ASAP Rockyn dhe djalin e tyre

15 shkurt 2023 | 19:12

Rihanna është bërë pjesë e ballinës së revistës prestigjioze “Vogue” britanik.

Këngëtarja amerikane do të jetë në kopertinën e numri të revistës për muajin mars.

Ajo ka pozuar për “Vogue” me të dashurin e saj, ASAP Rocky, dhe fëmijën e tyre të parë, i cili ka ardhur në jetë në maj të vitit të kaluar. Ata të tretë shfaqen nga një plazh, shumë të lumtur.

Kjo është hera e parë që Riri pozon bashkë me djalin e saj për ndonjë revistë.

Këngëtarja me prejardhje nga Barbadosi është përfolur shumë ditëve të fundit për shkak të performancës së saj në “Super Bowl”, që ishte edhe paraqitja e saj e parë “live” brenda pesë vitesh.

Në fillim të performancës ajo zbuloi edhe se është në pritje të fëmijës së dytë, duke shfaqur barkun tashmë të rrumbullakosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora është kualifikuar në finale të Kupës së Ligës së…