Rikthehet legjenda Tina Turner, bën remix këngën e famshme

16 korrik 2020 | 14:54

Përpara pak ditësh mbushi 80 vjeç dhe nga izolimi u kthye në një formë të admirueshme.

Legjenda e këngës, Tina Turner është kthyer më energjike se më parë, dhe ndonëse vitin e kaluar rrëfente se ishte tërhequr nga industria e muzikës, ajo ka punuar me producentin norvegjez Kygo për një remix mbi këngën e saj ikonë “What’s Love Got To Do With It?”, të publikuar për herë të parë në 1984-tën.

Kygo e dha lajmin vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me foton në krah të Tinës e cila dukej absolutisht sensacionale!

Remixi, sipas tij, do të dalë këtë të premte.

DJ norvegjez bëri histori vitin e kaluar kur remixi i tij me këngën “Higher Love” të Whitney Houston-it, i siguroi këngëtares së ndjerë hitin e saj të parë postmortem që përfundonte ne listën e 100 këngëve më të mira.

Albumin e saj të fundit, “Twenty Four Seven”, Tina Turner ndërkohë e publikoi në vitin 1999.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj zhvillimeve…