Rikthehet Liga e Kampionëve

13 shkurt 2018 | 10:14

Liga më e fortë në botë e futbollit, Liga e Kampionëve, rikthehet pas një pushimi disamujor. Dy ndeshjet e para në mesin e gjashtëmbëdhjetë më të mirëve zhvillohen sonte (e martë) nga ora 20:45.

Bazeli i Taulant Xhakës e pret skuadrën më të fortë për momentin në Angli, Manchester Cityn. Kjo e fundit llogaritet favorite absolute, kurse ndeshja tjetër zhvillohet në Torino në mes të Juventusit dhe Tottenham Hotspurit. Kjo përballje është mjaft interesante, ku dy skuadrat janë në formë të mirë dhe synim e kanë ecjen tutje në Ligën e Kampionëve.

Në ligat vendore të dyja këto skuadra arritën fitore ku Juventusi e mposhti Fiorentinën (0-2), kurse Tottenhami e gjunjëzoi Arsenalin (1-0).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Leonardo Bonuccit duket të jetë larg Milanit,…