Rikthehet “Tregu Mobil” në Prishtinë, këto janë vendet ku mund të blini

24 qershor 2020 | 14:25

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është rikthyer “Tregu Mobil” në kryeëytet, i cili ishte mbyllur për shkak të pandemisë.

Ahmeti ka shkruar në “Facebook”, se nga java e ardhshme, pemët, perimet e produktet tjera të freskëta do të shihen në tri lokacionet ku edhe shiteshin para pandemisë.

“Prej kësaj jave do të vazhdojë të ju ofrojë pemë, perime e produkte të freskëta vendore të kultivuara me shumë kujdes e dashuri nga fermerët tanë. Vizitoni e konsumoni prodhimet vendore, ushqehuni shëndetshëm dhe mbështetni fermerët e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

Këto janë lokacionet dhe orari i punës së tregut:

1. Çdo të Marte në sheshi “Zahir Pajaziti” nga 09.00-17.00

2. Çdo të Mërkure te sheshi “Bill Clinton” Dardani nga 09.00-17.00

3. Çdo të Enjte sheshi “Adem Jashari” platoja e Komunes nga 09.00-17.00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli nesër përballet me skuadrën e Drenicës, në kuadër të…