Rikyçet largpërçuesi Rugova, konsumatorëve u kthehet furnizimi me energji elektrike

24 janar 2023 | 10:52

Prishja në Largpërçuesin Rugova që la pa energji konsumatorët tanë në Rugovë, është gjetur dhe është sanuar tashmë, ka njoftuar KEDS-i.

“Kjo është arritur falë një angazhimi të pashoq të ekipeve tona që ishin vazhdimisht bjeshkëve të Rugovës, duke e sfiduar borën dhe terrenin e vështirë, vetëm e vetëm që konsumatorëve t’u rikthehet energjia elektrike”.

“Tashmë, shumica e rugovasve janë duke u furnizuar. Ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e konsumatorëve, porse ekipet e KEDS-it akoma janë në terren në Rugovë dhe gjatë ditës së sotme pritet që edhe atyre t’u rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e së hënës, Nysret Cena nga Kaçaniku u vra…