Rina Krasniqi shpallet aktorja më e mirë në PriFest me filmin “Virgjëresha shqiptare”

26 shtator 08:55

Mbrëmë (e diel) në natën e fundit të Festivalit janë ndarë edhe çmimet për edicionin e 14-të të PriFest.

Festivali nisi më 20 shtator dhe përfundoi më 25 shtator, duke dhuruar emocione e plot argëtim për pesë ditë radhazi.

Aktorja më e mirë u shpall Rina Krasniqi me rolin e saj në filmin “Virgjëresha Shqiptare” të regjisorit Bujar Alimani.

Filmi “Virgjëresha shqiptare”

Filmi ndërkohë trajton ngjarjen e një vajze në Shqipërinë e veriut të viteve ‘60.

Pas vrasjes së babait të saj, vajza vendos të sakrifikojë feminilitetin dhe të bëhet burrneshë duke vendosur drejtësinë. Ajo ishte në rolin e Luanës, e cila kishte vështirësi në martesën e saj të padëshiruar.

Roli i Luanës gjithashtu paraqet përballjen e grave shqiptare me traditat e kanunit dhe luftimin e tyre.

Filmi “Virgjëresha shqiptare”

Edicioni i 14-të i PriFest-it i ishte dedikuar drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berishës, e cila ndërroi jetë në muajin qershor.

Regjisorja ishte e diagnostikuar me kancer në vezore prej më shumë se një viti dhe së fundmi po trajtohej në Londër. /Telegrafi/

Filmi “Virgjëresha shqiptare”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për…