
Rinia e Lipjanit kërkon ndryshimin: Besim në Shukri Bujën dhe në fitoren e PDK-së!
08 tetor 2025
| 20:33
Si asnjëherë më parë, Lipjani rinor u ngrit fuqishëm sonte në përkrahje të kandidatit për kryetar të komunës, Shukri Buja. Atmosfera entuziaste e të rinjve ishte dëshmi e besimit të madh që ata kanë në vizionin e PDK-së dhe në fitoren e afërt të kësaj force politike.
“Rinia na dha mesazhin e qartë: besim në PDK, besim në fitore! Sepse ne punojmë për ta, ne ua bëjmë jetën më të mirë!”, deklaroi Buja, duke theksuar se energjia e të rinjve është forca që do të çojë Lipjanin drejt zhvillimit dhe progresit.
Tubimi rinor i mbrëmjes së sotme shënon një tjetër demonstrim të mobilizimit të madh qytetar për fitoren e 12 tetorit.
“Fitorja është e jona!” – u dëgjua mes brohoritjeve dhe flamujve të PDK-së që valëviteshin në çdo cep të sallës.