Rinia e PDK-së në Podujevë në përkrahje të kandidatit Naim Fetahu

27 shkurt 2020 | 16:30

Struktura e Rinisë Demokratike të Kosovës në Podujevë i ka dhënë mbështetje kandidati të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Naim Fetahu.

Përfaqësuesi i rinisë demokratike në Podujevë, Argjend Softolli, është shprehur i bindur në fitoren e kandidatit të tyre në zgjedhjet e 15 marsit.

“Sot strukturat e Rinisë Demokratike në Podujevë, dëshmuan edhe një herë si gjithmonë se janë forca më e madhe rinore në Podujevë. Organizimi ynë është masovik, kështu do të korrim fitore me kandidatin më të mirë z. Naim Fetahu”, ka shkruar Softolli në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Tiranë është duke u mbajtur konferenca ndërkombëtare për sigurinë…