Policia e Kosovës pjesë e konferencës ndërkombëtare në Tiranë

27 shkurt 2020 | 16:19

Në Tiranë është duke u mbajtur konferenca ndërkombëtare për sigurinë rrugore. Në këtë konferencë konferencën ndërkombëtare për sigurinë rrugore janë duke marrë pjesë edhe përfaqësues të niveleve të larta nga Shqipëria dhe nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe përfaqësues të lartë nga Policia e Kosovës.

“Viti 2020 është shpallur si ‘viti i sigurisë rrugore’ në Shqipëri dhe përmes kësaj konference ndërkombëtare synohet përmirësimi i vazhdueshëm i perimetrave të sigurisë rrugore, përmes ndryshimeve të nevojshme dhe hartimit të projekteve të rëndësishme që ndikojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë rrugore. Një kontribut të veçantë në këtë drejtim ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, shkëmbimit të përvojave trajnuese dhe patrullimeve të përbashkëta policore në Shqipëri”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, Policia e Kosovës vazhdon ta ketë ndër prioritetet kryesore sigurinë në trafikun rrugor, ku në Planin Zhvillimor Strategjik 2016-2020, sigurinë e ka të përfshirë në objektivin e parë strategjik, ‘ofrimi i sigurisë publike dhe forcimi i besimit të qytetarëve’, konkretisht në objektivin e dytë specifik [ngritja e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimi i aksidenteve’. Po ashtu Policia e Kosovës objektivat e saj strategjike i ka të harmonizuara edhe me strategjitë e qeverisë dhe institucioneve tjera që kanë të bëjnë me fushën e trafikut, përmes të cilave synohet ngritja e mëtejme e nivelit të sigurisë rrugore. Në këtë konferencë ndërkombëtare u zotua për bashkëpunim të gjerë ndërmjet institucioneve dhe agjencive pjesëmarrëse”, është thënë në këtë njoftim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar katër ndeshje shumë interesante në Ligën e Kampionëve,…