
Rinia mitrovicase në përkrahje të kandidatit për kryetar, Arian Tahiri
25 shtator 2025
| 10:59
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka marrë përkrahje të madhe mbrëmë nga rinia mitrovicase, duke theksuar se qyteti nuk do të jetë vend ku të rinjtë presin, por ku ata krijojnë dhe realizojnë ëndrrat e tyre.
“Mitrovica nuk do të jetë qytet ku rinia pret, por ku rinia krijon. Dikur edhe unë kam vrapuar në të njëjtat rrugë, kam luajtur në të njëjtat fusha dhe kam ëndërruar njësoj si ata. Por duhet të besojmë në mundësi dhe jo në largim prej Kosovës. Mitrovica do të jetë qytet i të rinjve”, tha Tahiri.
Ai shtoi se të rinjtë nuk po kërkojnë shumë, por vetëm që dikush t’i dëgjojë dhe t’i marrë seriozisht. “Nuk premtoj perfeksion, por premtoj përkushtim deri në fund”, u shpreh kandidati për kryetar të Mitrovicës.
Me moton “Për ty gjithmonë, rini! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”, Arian Tahiri theksoi se rinia do të jetë në qendër të programit të tij qeverisës.