Rinisin kërkimet për dy policët e zhdukur në lumin Lepenc

29 prill 2018 | 09:50

Njësiti i zhytësve të FSK-së, bashkë Policinë e Kosovës, kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimin për dy trupat e dy zyrtarëve policorë që janë zhdukur në lumin Lepenc.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Mbrëmë dy policët M.D. dhe A.T. janë rrokullisur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, me veturë zyrtare, prej ku trupat e tyre janë zhdukur.

Aksioni për kërkimin e tyre po vazhdon edhe sot, pasi që mbrëmë kërkimet për t’i gjetur trupat e tyre janë zhvilluar deri vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e një polici dhe një doktoreshe në Gjilan, e…