Rinumërohen 66 për qind e vendvotimeve

21 tetor 2019 | 16:40

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) prej 530 vendvotimeve që KQZ vendosi për rinumërim deri tani janë rinumëruar 352 vendvotime apo 66.54 për qind.

“Deri më tani (e hënë, 16:00) janë rinumëruar 352 vendvotime apo 66.54 për qind nga 530 sa janë planifikuar”, ka thënë për “Epokën e re” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se pas rinumërimit do të fillojnë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22.10.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Prishtinë 1.…