Riorganizohet puna në hapësirat spitalore në Ferizaj

06 korrik 2020 | 16:12

Shtabi emergjent i udhëhequr nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mbajtur një mbledhje pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për situatën me pandeminë e virusit Covid-19.

Në këtë mbledhje është bërë me dije se institucionet gjegjëse në kuadër të Shtabit emergjent kanë ndërmarrë veprimet e duhura si dhe angazhime shtesë në përballimin e kësaj situate me Covid-19. “Konkluzë e takimit ishte respektimi strikt i vendimeve të qeverisë, si dhe angazhimi i institucioneve lokale në këtë drejtim. Temë bosht e këtij takimi ishte riorganizimi i hapësirave spitalore, mes QKMF-së dhe Spitalit Rajonal të Ferizajt, për të përballuar fluksin eventual të të dyshuarve apo infektuarve me Covid-19. Shtabi mori vendim që të bëj këtë riorganizim mes institucioneve me qëllim që më shpejt, më lehtësisht e më me efikasitet të trajtohen rastet e dyshuara me Covid-19 apo edhe vet të infektuarit”, ka njoftuar komuna e Ferizajt.

Sipas këtij njoftimi, kryetari Agim Aliu, ka kërkuar shtimin e kontrolleve nga inspektorati i komunës, por edhe institucionet tjera, në dobi të respektimit të masave mbrojtëse dhe kufizuese sa i përket pandemisë Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë jo…