Riquelme: Argjentina mund ta fitojë Kupën e Botës me Messin

20 dhjetor 2017 | 10:10

Argjentina e Jorge Sampaolit është një ndër favoritet kryesore për të triumfuar në Rusi në Kupën e Botës në vitin 2018 dhe legjenda, Juan Roman Riquelme beson se mund t’ia dalin, për faktin se kanë në skuadër më të mirin e botës, Lionel Messin.

“Shpresoj të bëjmë një kampionat të mirë dhe të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm, veçanërisht Messi. Nëse kjo ndodh, Argjentina ka shumë shanse për të triumfuar. Nëse Messi është në formë, asgjë nuk do të jetë e komplikuar”, ka thënë Riquelme.

“Nuk e njoh Sampaolin. Është shumë e rëndësishme që Argjentina ta fitojë Kupën e Botës. Duam të festojmë në këtë kohë kur është një lojtar i rëndësishëm si Messi, që vareni shumë nga ai”, ka deklaruar Riquelme. Argjentina gjendet në Grupin D së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë muaj pas krizës më të madhe politike në Maqedoni…