Risi nga WhatsAppi

11 prill 2019 | 20:19

WhatsAppi është një ndër programet më popullore pasi ka miliona përdorues në mbarë botën. Prej fillimit të përdorimit të këtij aplikacioni, ka qenë mjaft i lehtë për t’u menaxhuar, prandaj është ndër të preferuarit tanë.

Gjithsesi, ky shërbim në pronësi të Facebook, ka një tjetër opsion për t’ju ofruar. Të gjithë e dimë sesa e bezdishme është kur përfundojmë në grupe me miqtë, ose fisin, ku i pari nuk merr vesh të fundit.

Epo tani e keni në dorë ju këtë gjë. Whatsapp ka shërbimin më të ri, ku ju mund të zgjidhni nëse doni të jeni piesë e një grupi. Deri më tani, nëse dikush kishte numrin tuaj, ata mund t’ju shtonin në grup pa lejen tuaj.

Kjo bënte që automatikisht të ekspozoheshin të dhëna konfidenciale, siç janë numri juaj i telefonit, emri, mbiemri dhe informacione të tjera që janë publike në këtë platformë sociale. Ajo çfarë duhet të bëni është të shkoni tek Settings, Privacy dhe Groups.

Në ekran do t’ju shfaqen tre opsione, “Nodody”, “My contacts” dhe “Everyone”. Nëse një person që ka numrin tuaj, sërish ju bën pjesë të një grupi, ju keni të drejtë që ta pranoni ose jo. Ftesa qëndron në Whastapp për tre ditë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Imer Rusinovci, i është gëzuar suksesit të Irfete…