Profesori Rusinovci i gëzohet suksesit të Irfete Fetahut: Krenarë të gjithë shqiptarët

11 prill 2019 | 20:15

Profesori universitar, Imer Rusinovci, i është gëzuar suksesit të Irfete Fetahut, cila është shqiptarja e vetme e ranguar në listën e inovatorëve të vitit 2018.

“Një studente që mbarojë studimet e rregullta në Universitetin e Prishtinës, disertacionin në Austri në Universitetin Mjekësor të Vjenes dhe tanimë po përfundon posdoktoraturën me rezultate të larta në Universitetin e Harvard-it (Boston – Massachusetts), u rangua në radhën e zbuluesve më të mëdhenjë shkencorë, për vitin 2018 në SHBA”, ka shkruar Rusinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Krenarë të gjithë shqiptarët

Irfete (Shukri) FETAHU, jo vetëm që është shqiptarja e vetme e ranguar në listën e inovatorëve të vitit 2018 (e cila u publikua dje në SHBA), porse është edhe shkenctarja, me të cilen të gjithë shqiptarët krenohen. Një studente që mbarojë studimet e rregullta në Universitetin e Prishtinës, disertacionin në Austri në Universitetin Mjekësor të Vjenes dhe tanimë po përfundon posdoktoraturën me rezultate të larta në Universitetin e Harvard-it (Boston – Massachusetts), u rangua në radhën e zbuluesve më të mëdhenjë shkencorë, për vitin 2018 në SHBA.

Të lumtë dhe shumë urime zonjusha Irfete, qe me arritjet tuaja në shkencë, nderove veten, familjen dhe të gjithë shqiptarët. Sukseset e përmasave botërore mos t’u ndalshin në jetë !

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria synon që ta fusë nën mbrojtje të UNESCO-s atë…