Rita nuk i ndal provokimet

28 prill 2020 | 13:56

Këngëtarja e mirënjohur, Rita Ora gjatë kësaj pandemie po qëndron në shtëpinë që ka marrë me qira në Cotswolds.

Artistja edhe pse e mbyllur pa dëshirë, po e shijon në maksimum qëndrimin në shtëpi, ngase ka kohë që nuk ka pasur mundësi të pushojë më gjatë.

Në mediet e huaja para disa ditësh qarkulluan lajme se fqinjët e Ritës janë ankuar për të, megjithatë kjo gjë duket se nuk i ka lënë fare përshtypje asaj.

Rita ka ndarë me ndjekësit të tjera imazhe ku shfaqet pa reçipeta, teksa po merrte rreze dielli në kopsht.

Rita Ora po shijon aktualisht suksesin e këngës “How to be lonely”, ndërsa ka qenë aktive edhe me projekte bamirësie nga shtëpia në këtë kohë pandemie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…