Rita Ora blen rezidencën përrallore/ I kushtoi plot …

04 shkurt 2021 | 16:38

Rita Ora është tashmë pronare e një rezidencë super luksoze, me vlerë 8 milion 137 paund!

Këngëtarja, e cila theu dy herë rregullat e Covid-19, zotëron gjashtë dhoma gjumi, në veri të Londrës, shkruan “Mirror”.

Zona në të cilën ndodhet rezidenca është e njohur edhe për shumë personazhe të tjerë të famshëm, si për modelen Kate Moss, aktorin Jude Law, yllin e rrokut Noel Gallagher etj.

Babai i Ritës, Besniku, ishte dëshmitar në momentin kur 30-vjeçarja nënshkroi dokumentin e hipotekës.

Ora aktualisht ndodhet në një karantinë 14-ditore në Sidnei të Australisë për shkak të rregullave të pandemisë për këdo që udhëton drejt këtij shteti. Këngëtarja ka shkuar në Australinë e largët pasi është pjesë e jurisë së “The Voice”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën do të bëhet grumbullimi i dytë radhazi i…