Rita Ora del haptas me të dashurin e ri

24 dhjetor 2018 | 20:36

Nën atmosferën festive, këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka dalë që të shëtisë me të dashurin e saj të ri.

Ajo është fotografuar për herë të parë të dielën krah Andrew Garfield në Primrose Hill, Londër.

Spekulimet për lidhjen romantike të Ritës me yllin e filmit Spider-Man nisën muajin e kaluar, rreth tre muaj pas ndarjes së saj nga i dashuri, Andrew Watt, shkruan “oranews”.

Muajin e kaluar, një burim tha për “The Sun” se të dy ishin në fillim të historisë së tyre duke shtuar se nuk janë të sigurt për këtë marrëdhënie. Rita dhe Andrew takohen rrallë për shkak të agjendës së zënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë dhe njëherësh zëvendësministër…