Rita Ora dokumentar për Kosovën: U dedikohet të rinjve të vendit tim

03 dhjetor 2023 | 10:02

“The Sun” ka shkruar se diva e muzikës “pop” Rita Ora ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në Kosovë.

“Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e nëndheshme të të rinjve në Kosovë”, ka thënë Rita Ora.

Në një intervistë për “The Sun” ajo ka deklaruar se 60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35-vjeç duke e bërë vendin super të ri.

Rita Ora duke treguar motivet e dokumentarit shprehet se në vendin e saj ka shumë zemërim dhe frustrim të panjohur te të rinjtë të cilën i shohim në historinë e Kosovës. Javën që kaloi Rita Ora ishte në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj. Në të njëjtën kohë shpenzoi disa ditë duke ndjekur xhirimet e dokumentarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita në komunën e Prishtinës ka kritikuar punën e qeverisjes…