Rita Ora e nis sportive mëngjesin në Australi, duket tërheqëse pas daljes nga palestra

12 prill 2023 | 12:37

Rita Ora dukej e pabesueshme teksa doli për disa ushtrime në Sydney të mërkurën.

Këngëtarja 32-vjeçare tregoi barkun e saj të tonifikuar e veshur me një bluzë të zezë dhe dollakë të gjata deri në bel.

Rita dukej super në formë kur doli jashtë, duke shkuar në një klasë të Pilates në Potts Point, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Your Song”, e cila ndodhet në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ishte pa makijazh duke treguar kështu dukjen e saj natyrale.

Ylli i sapomartuar e mbuloi fytyrën e saj të famshme me një palë syze dielli të errëta dhe i mbante flokët e saj të gjatë mbi supe.

Ajo mbante një çantë lëkure të zezë dhe kishte veshur çorape dhe atlete shumëngjyrëshe për të kompletuar pamjen e saj.

Rita kishte gjithashtu një bluzë komode jeshile në duar të cilën e kishte veshur kur mbërriti për herë të parë në klasë.

Rita nuk është e huaj për qytetarët e Sydneyt dhe ka kaluar shumë atje që kur iu bashkua kastit të “The Voice Australia” si trajnere në vitin 2021.

Ylli i muzikës pop e do aq shumë Sydneyn, saqë tha në një intervistë për The Daily Telegraph vitin e kaluar se kishte vendosur të blejë një pronë në Harbor City.

“Unë thjesht e dua Australinë, kam gjetur vërtet një shtëpi të mrekullueshme këtu”, tha ajo.

“Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”, tha 32-vjeçarja.

Publikimi i fundit muzikor i Ritës ishte “You Only Love Me” në janar, kënga e saj e parë solo që nga viti 2020, kur publikoi “How To Be Lonely”.

Menjëherë pasi konfirmoi martesën me regjisorin Taika Waititi, në klipin e “You Only Love Me” ajo mund të shihet duke u përgatitur për një martesë imagjinare. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AJAZ EMINI – Ditari (XVI) Gjatë Prillit 2001 pritej shpërthimi…