Rita Ora ia hedh Valles së Rugovës në koncertin e Tiranës (video)

06 shtator 2022 | 23:40

Këngëtarja Rita Ora sonte e ka performuar “Vallen e Rugovës” në koncertin e saj në sheshin “Skënderbej” të Tiranës.

Ora bashkë me grupin e saj të vallëzimit në skenën para mijëra shqiptarëve me mindila në duar ia hodhën valles. Rita ishte veshur me të zezë ndërsa valltarët afër saj në të kuqe, ngjyra këto që simbolizojnë flamurin kombëtar.

Këngëtarja mori brohoritje të mëdha të publikut të cilët i kënduan edhe këngët e saja të gjitha.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amie? FANPAGE ? (@oraarchive)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Guxo” nesër do të mbajë Kuvendin e parë zgjedhor dhe…