Emra të famshëm ishin prezentë në ‘Glamour Women Of The Year Awards 2022’ të mbajtur në Outernet të Londrës, të martën mbrëma.

Disa nga yjet më të famshëm që morën pjesë në ndarjen e çmimeve ishin: Rita Ora, Ashley Roberts, Rochelle Humes, Emily Atack dhe AJ Odudu, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now”, Rita, 31 vjeçe, zbuloi figurën e saj të tonifikuar trupore e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm me rripa, i cili zbulonte të brendshmet e saj.

Rita tërhoqi vëmendjen me fustanin e zhveshur i cili theksonte fizikun e saj të zbukuruar nga ushtrimet në palestër dhe ishte kombinuar me stileto dhe bizhuteri.

Ora i la flokët e saj kaçurrela të binin të lirshme mbi supe dhe zgjodhi një makijazh të bronztë ndërsa shfaqte magjinë e saj në tapetin e kuq.

Rita në këtë event ka pozuar me mamanë e saj Vera Sahatçiu dhe motrën e saj Elena Ora.

Vera kishte veshur një xhaketë të bardhë dhe një fund të zi të cilin e kombinoi me një palë taka.

Ajo mbante një çantë të zezë me vete ndërsa qëndronte përkrah dy vajzave të saj.

Elena kishte veshur një mini fustan të zi, të cilin e kombinoi me një palë taka të zeza me rripa për t’i shtuar disa centimetra lartësisë të saj.

Rita ishte në humor të mirë teksa mbërriti në eventin e shkëlqyeshëm, duke pozuar për një fotografi me një fans jashtë ambientit.

Brenda, ajo u pa duke pozuar me yllin e ‘Girls Aloud’, Nicola Roberts, 37 vjeç, dhe Vanessa Kingori, shefe biznesi në ‘Conde Nast Britain’

The Glamour Awards është një ngjarje vjetore çmimesh të organizuara nga revista “Glamour”.

Çmimet “Gruaja e Vitit” nderojnë gra ‘të jashtëzakonshme dhe frymëzuese’ nga një sërë fushash, duke përfshirë: biznesin, sportin, muzikën, shkencën, mjekësinë, arsimin dhe politikën.

Fituesit e edicioneve të kaluara përfshijnë emra si: Nicole Kidman, Naomi Campbell, Angelina Jolie, Lady Gaga dhe Victoria Beckham.