Vuçiq nderon policët që refuzuan urdhrat e Qeverisë së Kosovës

09 nëntor 2022 | 13:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nderoi të mërkurën me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviq.

Gjuriq dhe Filipoviq u nderuan me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”, pasi refuzuan të zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Duke ua dorëzuar medaljet në Presidencën e Serbisë, Vuçiq falënderoi Gjuriqin dhe Filipoviqin që, siç tha, “dëgjuan shtetin e tyre”.

“Keni bërë atë që jua donte zemra dhe keni vepruar me nder kur ju kanë penguar të kryeni detyrën, sepse as atëherë nuk keni dashur t’i shkelni ligjet”, tha Vuçiq.

May be an image of 2 people, people standing and suit

Ai bëri me dije se në dy ditët e ardhshme do të vizitojë Parisin, ku tha se do të takojë presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe zyrtarë të tjerë evropianë, me të cilët do të bisedojë për, siç tha, situatën në Kosovë.

Më 3 nëntor, autoritetet e Kosovës suspenduan Gjuriqin nga posti i drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, pasi ai refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme.

Pas kësaj, edhe zyrtarë të tjerë serbë dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
I pyetur nga gazetarët se cila është e ardhmja e personave të larguar nga institucionet e Kosovës, Vuçiq tha se ata do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë.

“Askush nga ata 3.500 njerëz nuk do të mbetet në rrugë. Ne do të kujdesemi për të gjithë ata”, tha Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shakira dhe djemtë e saj po zhvendosen në Miami tani…