Rita Ora rrëfen momentet më të vështira: Nuk kam pasur jetë normale

13 nëntor 2020 | 16:06

Rita Ora rrëfen pa doreza momentet më të vështira: Nuk kam

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, edhe pak ditë dhe feston 30-vjetorin e lindjes. E gjatë kësaj periudhe duket se ajo ka nisur që të bëjë bilancin e viteve që po lë pas dhe ka treguar se ka mësuar shumë nga gabimet që ka bërë në të 20-tat e saj. “Jam gruaja që dua të jem. 30-vjetori i madh! Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë. Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia, por nuk do e ndryshoja për asgjë në botë. Është diçka që e kam vënë re gjatë izolimit, nuk e kam pasur kurrë atë jetë ku ti mund të dalësh të ecësh në kopshtin tënd apo kudo tjetër dhe të mos i interesoj askujt”, ka thënë Rita në një intervistë për “Standard”.

Ora ka shtuar se shpesh ka pasur probleme për shkak të vëmendjes së vazhdueshme nga ana e publikut.

Rita Ora rrëfen pa doreza momentet më të vështira: Nuk kam“Për të gjithë ata që janë në qendër të vëmendjes… nuk mund të ndjekësh një shkollë për këtë gjë. Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm. Mendoj se unë kam mësuar në mënyrën më të vështirë. E kalon kur e pranon dhe thua ‘Ok, kjo është jeta ime tani’”, është shprehur artistja me origjinë shqiptare.

Ajo ka shtuar se në këtë rrugëtim të vështirë e kanë ndihmuar shumë familja e miq të saj të mirë.“U bëra pjesë e kësaj industrie dhe jam shumë mirënjohëse për kaq sa kam arritur deri tani me shumë menaxhim. Jam shumë me fat që kam nënën dhe motrën time, me të cilat kam punuar që nga fillimi dhe më kanë mbrojtur”, ka treguar Rita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Toni Kroos beson se ish-skuadra e tij, Bayern Munchen,…