Rita Ora shpallet një nga artistet femra më të dëgjuara të shekullit 21!

12 tetor 2021 | 12:18

 

Një tjetër sukses për këngëtaren Rita Ora. Artistja me origjinë shqiptare e ka ndarë lajmin e madh në Instagram ku citohet se ky vlerësim vjen nga radiot dhe televizionet në Britaninë e Madhe.

“Kjo është e mahnitshme. Në shekullin 21, eh?  Jam mirënjohëse çdo ditë, shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht e mrekullueshme. Kthehem në studio atje ku filloi gjithçka”, shkruan Rita teksa ka ndarë edhe dy foto të tjera njëra nga palestra e tjetra një foto tatuazhi që simbolizon fuqinë.

“Ja dhe një foto nga palestra dhe një tatuazh për të rritur fuqinë time. Ji i sjellshëm me veten. Ki durim. Asnjëherë mos hiq dorë nga ajo që beson. Ju dua”, përfundon këngëtarja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë në histori në Botëror, madje…