Rita Ora takon fëmijë e familje nga Kosova

17 tetor 2019 | 16:19

Rita Ora së fundmi është paraqitur përmes një video incizimi, me anë të së cilës ajo ka bërë të ditur se i është bashkuar organizatës botërore të bamirësisë, UNICEF, shkruan Indeksonline.

Kjo video lidhet me vizitën e saj në Kosovë, dhe e publikoi për nderë të 30 vjetorit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë të këngëtares që ka lindur në Prishtinë, e pas daljes në Angli, ka arritur një famë të madhe ndërkombëtare në skenën muzikore botërore.

“Ndihem e prekur dhe e frymëzuar duke punuar me UNICEF-in dhe duke takuar fëmijë e familje këtu në Kosovë, ku jam lindur.

Duket sikur shumëçka ka ndryshuar këtu që nga fëmijëria ime. Kur isha një vjeç, familja ime u largua nga shtëpia për shkak të konfliktit, në kërkim të sigurisë dhe mundësive për të ardhmen.

Sot Kosova është në paqe dhe shumë fëmijë kanë qasje në kujdes cilësor shëndetësor,  vijojnë shkollën dhe kanë mundësi që zëri i tyre të dëgjohet.

Viti 2019 është një vit i rëndësishëm për fëmijët anembanë botës. Ky vit shënon 30 vite që nga premtimi i bërë nga udhëheqësit botëror për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijëve përmes Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.

Teksa shikojmë progresin që është arritur deri më tash për fëmijët, është poashtu e rëndësishme ta pranojmë se shumë vajza dhe djem këtu në Kosovë dhe në mbarë botën – janë lënë jashtë.

Këtë vit unë i bashkohem UNICEF-it për t’iu bërë thirrje udhëheqësve  që ta forcojnë përkushtimin e tyre për t’i mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve.

Për çdo fëmijë, çdo e drejtë.”

Video e Rita Orës pas vizitës në Kosovë

Prej një fëmije nga Kosova deri në majën e listës së këngëtarëve më të popullarizuar në botë.Jeta e Rita Ora në 30 vitet e fundit ka ndryshuar drastikisht. Sot, ajo uron që cdo fëmijë të arrijë potencialin e plotë të zhvilllimit. Shikojeni mesazhin i Ritës për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës. #UNICEFFrom being a child in Kosovo to topping the music charts. In the last 30 years, @Rita Ora’s life has changed completely. Now she wants every child to be able to reach their potential. #ForEveryChild, every right

Gepostet von Unicef Kosovo Programme am Donnerstag, 17. Oktober 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laura Fazliu është shumë pranë fitimit të medaljes së bronztë…