Rita Ora thyen heshtjen pë fotografinë e famshme “treshe”

24 janar 12:48

Rita Ora më në fund ka folur për thashethemet e një ‘tresheje’ me bashkëshortin e saj Taika Waititi dhe Tessa Thompson pasi u panë duke u puthur dhe përkëdhelur në një festë.

Këngëtarja, 32 vjeç, e cila u martua me regjisor e “Thor”, 47 vjeç, vitin e kaluar, theu heshtjen e saj pas pretendimeve se treshja ishin në një lidhje në atë kohë.

Duke hedhur poshtë çdo thashetheme, Rita tha: ‘A keni qenë ndonjëherë në një situatë ku keni pirë shumë dhe të gjithë janë miku juaj më i mirë?’.

“Dhe pastaj të nesërmen ju thoni, ‘unë po flisja me këtë person në zonën e duhanit për katër orë dhe nuk e kam idenë se kush janë ata?”, tha Rita.

“Fjalë për fjalë – ajo foto ishte vetëm një grup miqsh që kalonin kohë të mirë. Taika dhe Tessa kishin një orare të çmendur dhe të gjithë po e shijonin kohën e lirë”, tha ylli për GQ.

Në imazhet e marra në maj 2021, Rita dhe Taika shiheshin duke konsumuar duhan në një ballkon në Sydney me yllin e “Creed”.

Treshja u përkul dhe u panë duke përkulur dhe puthur njëri-tjetrin, ndërsa Rita dhe Tessa u panë të afërta gjithashtu.

Rita këmbënguli se nuk kishte asgjë më shumë se argëtim miqësor, por ajo lavdëroi komunitetin LGBT dhe fansat e saj për ‘normalizimin’ e situatës.

Ndërkohë, Taika kishte folur për këtë menjëherë pasi ajo ndodhi në korrik 2021.

Kur u pyet nëse ishte i mërzitur nga vëmendja e mediave që morën fotot, Taika tha: “Jo në të vërtetë. Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka kalon shumë shpejt”.

“A është një punë kaq e madhe?” Jo, jo dhe aq. Nuk po bëja asgjë të keqe, çdo gjë është në rregull”, kishte deklaruar ai.

Tessa ishte një nga yjet e filmit të tij “Thor: Love and Thunder”.

Taika, i cili fitoi një Oscar për filmin e tij Jojo Rabbit, e drejtoi filmin pasi më parë drejtoi edhe “Thor: Ragnarok” të 2017-ës.

Tessa luan Valkyrie, e cila njihet si personazhi i parë LGBT në Universin Kinematografik Marvel.

Kjo deklaratë e artistes vjen pas pretendimeve se boksieri David Haye është në një çift me të dashurën e tij Sian Osborne dhe Una Healy.

David foli për pretendimet gjatë fundjavës, teksa u tha gazetarëve se çfarë bën pas dyerve të mbyllura me vajzat është ‘puna e tyre’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gareth Bale njoftoi para pak ditëve tërheqjen nga futbolli i…