Rita Ora tregon takimin e çuditshëm me Madonnën: Më tha të ulem në gjunjë dhe…

04 mars 2021 | 14:09

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur për një moment shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Këngëtarja 30-vjeçare zbuloi momentin “mahnitës, por dhe shumë të vështirë”, kur u takua me idhullin e saj, Madonna më herët në karrierën e saj. Rita tregoi se si ikona e muzikës, 62-vjeç, i kishte kërkuar asaj të ulej në gjunjë, për të gjetur dritën e saj.

“Ajo vërtetë më bëri të gjej dritën time dhe për ta bërë atë, ma u desh të gjunjëzoheshim në dysheme. Unë e doja shumë atë dhe isha aq nervoze sa nuk po mbushesha dot me frymë. Në një moment ajo më tha: ‘kjo nuk është drita ime, le të zbresim poshtë’. U habita, por gjithsesi bëra me përpikëri atë që më tha ajo”, tha Rita Ora.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tjetër disfatë për kryesuesit e Konferencës së Perëndimit në NBA.…