
Rita Ora ua tregon të pasmet paparacëve
Ajo ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo me paraqitjet e saj atraktive nga seanca stërvitore në palestër në Sydney.
Dhe Rita Ora me krenari tregoi këmbët e saj të tonifikuar e veshur me një palë geta ngjyrë shalqiri përpara se të shkonte në një klasë të ushtrimeve “Pilates” të hënën.
Këngëtarja 32-vjeçare nuk e fshiu dot buzëqeshjen nga fytyra teksa po shkonte drejt veturës me një filxhan kafe në dorë, shkruan DailyMail.
Ajo u ngroh me një bluzë të thurur me grupe ngjyrë krem dhe të zezë dhe një pallto të zezë.
Këngëtarja shqiptaro-britanike kishte veshur gjithashtu një palë atlete ‘ASICS’ të verdha të ndezura dhe një kapele bejsbolli të verdhë të ndezur, ndërsa flokët e saj ngjyrë ishin stiluar me gërsheta përpara stërvitjes.
Rita pozoi me paturpësi dhe shfaqi të pasmet drejt kamerës përpara se të hipte në veturë.