Ritheksohet bashkëpunimi në mes të FSK-së dhe të Gardës Kombëtare të Ajovës

15 prill 2025 | 16:04

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), gjeneralmajor Stephen Osborn, i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare disa ditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet FSK-së dhe GKA-së, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program).

Diskutimi u fokusua në avancimin e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe GKA-së si në trajnime, shkollime, stërvitje dhe në aktivitete tjera të përbashkëta.

Pastaj, gjeneral Jashari i shprehu mirënjohje të veçantë gjeneralit Osborn për mbështetjen e ofruar nga GKA si partner strategjik bilateral në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

Në anën tjetër, gjeneral Osborn falënderoi gjeneral Jasharin për lidershipin e tij në zhvillim dhe avancimin e FSK-së, gjithashtu ritheksoi gatishmërinë e GKA për të mbështetur FSK-në në rrugën e saj për zhvillim të mëtutjeshëm përmes ushtrimeve, trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të përbashkëta.

Në fund në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së u prezantua plani trevjeçar i sinkronizuar i aktiviteteve në mes të dy forcave drejt arritjes së objektivave të përbashkëta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen përgatitet për ndeshjen e kthimit në çerekfinalet ndaj…