Rivaldo: Reali nuk ka nevojë për Pogban dhe Eriksenin

02 gusht 2019 | 13:06

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Kombëtares së Brazilit, Rivalo është i mendimit se skuadra e Real Madridi nuk ka nevojë për transferimin e mesfushorëve Paul Pogba (Manchester United) dhe Christian Eriksen (Tottenham Hotspur).

“Shtypi thotë që Real Madridi duhet të forcojë mesfushën, me Christian Eriksen dhe Paul Pogba në mesin e objektivave të përfolur. Të dy janë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe do të përshtaten mirë në ‘Bernabeu’. Por përkundër sezonit të tyre të keq, nuk jam i sigurt se Reali ka nevojë për përforcime. Nuk duhet të harrojmë se Casemiro sapo ka ardhur nga dëmtimi dhe ata kanë luajtur pa një prej lojtarët më me impakt në ekip. Reali do të përmirësohet me Casemiron në skuadër, megjithëse mungesa e tij nuk shpjegon parasezonin e tyre të tmerrshëm”, ka thënë Rivaldo.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Foundation kanë nënshkruar të…