River Plate, fituese e Copa Libertadores

10 dhjetor 2018 | 15:25

River Plate e ka fituar trofeun e Copa Libertaodres.

River Plate e ka mposhtur Boca Juniorsin në finalen e Copa Libertadores.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 2 me 2, ndërsa ndeshja e dytë që është zhvilluar mbrëmë në “Santiago Bernabeu”, ka përfunduar me rezultatin 3 me 1.

Boca Juniors ka kaluar e para në epërsi me anë të Dario Benedettos në minutën e 44’, ku me këtë gol skuadrat kanë shkuar në pushime.

River Plate është rikthyer në lojë në minutën e 68’ me anë të Lucas Prattos, që ka barazuar shifrat në, 1:1.

Ndeshja ka shkuar në vazhdime për shkak të rezultatit të përgjithshëm 3 me 3, ndërsa River Plate është treguar më efikase.

Riveri ka arritur ta përmbysë rezultatin në minutën e 109’, ku Juan Qunitero ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

Por, vendasit në letër, nuk janë ndalë me kaq, pasi kanë shënuar edhe golin e tretë në ndeshje me anë të Gonzalo Martinez.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 5 me 3, ndërsa River Plate ka marrë në duar trofeun e Copa Libertadores për herën e katërt në histori. /lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Villarrealit e ka shkarkuar trajnerin Javier Calleja. Shkarkimi…