Rizvanolli: Janë paraparë tri projekte në vlerë mbi 20 milionë euro për sektorin e ujërave

29 nëntor 2022 | 13:47

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në seancën dëgjimore lidhur me Projektligjin për buxhetin për 2023, ka thënë se për herë të parë me planifikimet buxhetore, janë paraparë tri projekte të reja për sektorin e ujërave në vlerë mbi 20 milionë euro.

Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ka kërkuar të bëhet një amendament në Ligjin për buxhetin 2023 për eficiencë të energjisë në vlerë 5.26 milionë euro, pasi siç ka thënë ajo mjetet buxhetore ekzistojnë nga kontigjenca e Ministrisë së Financave.

Ndërsa kryetari i këtij komisioni dhe deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka kritikuar ministren e Rizvanolli për rritjen e buxhetit për mallra dhe shërbime dhe shkurtimin e buxhetit për shërbimin gjeologjik, departamentin e minierave, për trupat inspektuese, për eficiencë të energjisë dhe mosrritjen e buxhetit për “Trepçën”.

Deputeti Shala ka thënë se shuma prej 3 milionë euro janë të pamjaftueshme për “Trepçën”, duke propozuar që për këtë ndërmarrje publike të ndahen 10 milionë euro.

Ministrja Rizvanolli ka arsyetuar rritjen e buxhetit për shërbime dhe mallra, ndërsa sa i përket “Trepçës”, ajo ka thënë se kjo kompani është në rrugë të mirë dhe mbështetja qeveritare për të nuk do të mungojë.

Sa i përket shumës së mjeteve për projektet e sektorit te ujërave, deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka thënë se këto mjete janë të pamjaftueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së…