Rizvanolli: Në sektorin publik s’ka kuptim të rriten rrogat, në atë privat duhet të ngritet paga minimale
14 dhjetor 2021
| 17:27
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nuk ka kuptim të rriten pagat në sektorin publik.
Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ajo ka shtuar se ky sektor punon në kushte shumë më të mira se ai privat.
“Në sektorin publik nuk ka kuptim të rriten pagat, duke qenë se veç janë 25 për qind më të larta se sa në sektorin privat. Sektori publik punon në kushte të punës shumë më të mira dhe me produktivitet e orë të punës me të ulëta, ndërsa në sektorin privat absolutisht se duhet të rritet paga minimale dhe kjo do të bëhet, por që kërkon ndryshime legjislative që marrin kohë, e kur do të bëhet kjo saktësisht këtë mund t’iu tregoj ministri i Financave”, ka thënë Rizvanolli.



