Rizvanolli pret në takim ambasadoren e Maqedonisë Veriore, Shpresa Jusufi

23 prill 2021 | 15:17

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është takuar të premten me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Ambasadorja Jusufi fillimisht uroi ministren Rizvanolli për emërimin e saj në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe i dëshiroi shumë suksese në qeverisje.

Të dy palët u shprehën të kënaqura me raportet miqësore mes dy vendeve fqinje dhe u shprehën të gatshme për thellimin e këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit institucional mes dy shteteve.

Për më tepër diskutuan për çështjet ekonomike të dy vendeve, sfidat e trashëguara dhe hapësirat e mëtutjeshme për iniciativa të përbashkëta në sektorë strategjik, me ndikim të lartë për ekonominë e dy vendeve në të ardhmen të cilat janë të mirëseardhura për rajonin tonë.

Ambasadorja Jusufi gjithashtu shprehu se presin me kënaqësi vizitën e Rizvanolli në Maqedoninë e Veriut për tu takuar me homologun e saj, për të siguruar kështu dhe më tej raportet e mira bilaterale dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve me interes të veçantë në ekonomi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka…