Robert Burcea prezantohet te Llapi

29 gusht 2023 | 13:55

Llapi ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina tanimë ka përforcuar repartin e mbrojtjes. Rumuni Robert Burcea është futbollisti më i ri i Llapit i cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

“Robert Burcea nënshkruan me Llapin. Burcea ka bindur drejtuesit e klubit për të nënshkruar me të dhe pas nënshkrimit të kontratës ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit. 24-vjeçari në kategoritë e reja ka qenë pjesë e Schalke 04, teksa në vijim të saj ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si: Daesti, Zimbru Chisinau dhe së fundmi Ocna Mures. Klubi ka përfunduar gjitha procedurat e regjistrimit të tij dhe Burcea ka të drejtë loje nga ndeshja e ardhshme me Prishtinën”, thuhet në njoftimin e Llapit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka vazhduar t’i sulmojë mediet…