Pacolli vazhdon sulmin ndaj medieve

29 gusht 2023 | 13:50

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka vazhduar t’i sulmojë mediet e Kosovës, anipse ajo dhe partia në të cilën bën pjesë, mburren se janë demokrat.

Sipas Pacollit, Kosova ka rritje ekonomike. Madje për këtë referencë sipas Pacollit janë raportet ndërkombëtare dhe revistat prestigjioze. Por sipas saj, mediet në Kosovë, po e thonë të kundërtën.

Më tutje, Pacolli ka thënë se nuk po pyet se kujt duhet t’i besoj, pasi e dinë.

“Në raportet ndërkombëtare e revista prestigjioze botërore Kosova po vlerësohet shembull në Ballkan. Ndërsa në Kosovë në titujt e portaleve shkruhet krejt e kundërta. Derisa analistët e opozita po tregojnë se sa keq është ekonomia e Kosovës, revista britanike ‘The Economist’ ka shkruar se Kosova me rritje ekonomike ka tejkaluar fqinjët ballkanik. S’po pyes se kujt duhet me i besu. Dihet”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka…