Robert Cooper: Nuk mund të ketë ndryshim kufijsh

28 tetor 2018 | 12:16

Në kohën kur temë kryesore është “korrigjimi i kufirit” Kosovë-Serbi, ish-ndërmjetësuesi i dialogut teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, thotë që vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet edhe implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash në mes të dy vendeve.

Ndërsa, për të parën thotë se duhet pasur kujdes të posaçëm, duke rekomanduar konsulta me vendet fqinje për shkak të evitimit të lëkundjeve të mundshme të stabilitetit sigurisë në rajon.

Cooper, në një intervistë për “KosovaPress”, flet po ashtu edhe për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ku thotë se nuk dëshiron të spekulojë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Sa i përket idesë së presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufirit”, diplomati britanik thotë se kufijtë nuk mund të ndryshohen vazhdimisht, ndërsa shton se nëse ekziston një marrëveshje e tillë, duhet konsultuar të gjitha vendet e rajonit, pasi që Ballkani, sipas tij, është një vend i vogël.

E para se vendet perëndimore të vendosin nëse do të mbështesin këtë ide, ai thotë, se së pari duhet të bëhen publike të gjitha detajet e përmbajtjes të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 16:15 zhvillohet “El Clasico” në mes Barcelonës dhe…