Roberti i dhuroi Norës unazën me diamant për një arsye të veçantë
Në një mbrëmje ku e shkuara dhe e tashmja u takuan në mënyrë të pazakontë, këngëtarja Nora Istrefi ishte e ftuara e radhës në emisionin e ish-bashkëshortit të saj, Robert Berisha.
Gjatë bisedës, Istrefi tha se vitet e hershme të karrierës dhe vendimet personale kishin qenë një sfidë e vërtetë.
“Moment i vështirë ka qenë edhe kur jam feju në moshë të re, 22-vjeçare që kam qenë në kulmin e karrierës, mandej martesa, jam bërë nënë. Ka qenë e vështirë nëse mundem me u kthy aty ku e kam lënë, por pastaj jam kthy, nuk më ka ndiku edhe aq shumë,” deklaroi ajo, duke reflektuar mbi një periudhë të mbingarkuar nga presioni publik dhe përgjegjësitë familjare.
Berisha reagoi me humor, një stil i njohur i tij, kur pyeti:
A ke qenë e martume Nora se nuk e paskam dit?
Istrefi iu përgjigj me humor: “Po, njëherë po.”
Mirëpo, momenti që ngriti një atmosferën më intime erdhi kur Berisha nxori një kuti të vogël bizhuterish dhe i dhuroi Norës unazë me diamant që, siç sqaroi, e kishte blerë në Shtetet e Bashkuara. Dhurata nuk ishte simbol romantik, por një premtim i lidhur me vajzën e tyre.
“Këtë (unazën) e mban ti deri sa Renee i bën 18 vjet”, i tha ai.
Istrefi, e befasuar, reagoi me fjalë mirënjohje:
Paska me u gëzu Renee për këto unaza shumë të bukura, edhe unë po ja përdori pak deri sa të rritet.
Berisha shtoi se unaza kushtonte rreth 10 mijë dollarë, një detaj që e përmendi me të njëjtin humor karakteristik që përdor për të zbutur çastet e ndjeshme.



