Robin Krasniqi: Jeta nuk është gjithmonë siç dukemi në foto

27 maj 2021 | 13:23

Kampioni botëror në boks, Robin Krasniqi, ka bërë një postim tejet interesant në rrjetet sociale.

Ai ka paraqitur dy fotografi. Në njërën shihet duke hipur në aeroplanin e tij privat, kurse tjetra i gjakosur dhe duke luftuar në një meç.

Krasniqi tha se nuk duhet ndaluar asnjëherë së besuar në ëndrrat tona.

“Jeta nuk është gjithmonë siç dukemi në foto, sepse ne me dëshirë i prezantojmë momentet e mira, kurse ato momentet jo të mira nuk i prezantojmë dot! Megjithatë edhe momentet dhe sfidat më të vështira janë pjesë e jetës, madje ato na bëjnë më të fortë dhe më të qëndrueshëm!. Mos u ndalni kurrë së besuari në vetën tuaj dhe në ëndrrat tuaja. Ndiqni qëllimet tuaja me plot seriozitet e përkushtim. Mësoni nga gabimet tuaja e mos e kërkoni fajin tek dikush apo diçka tjetër!”, ka thënë Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Morena Taraku nuk e ka aspak problem të publikojë…