Roboti i ri i “Boston Dynamics” do t’ju lërë pa fjalë (VIDEO)

17 prill 2024 | 19:27

Boston Dynamics, kompania amerikane e zhvillimit të robotëve futristikë ka prezantuar sot një robot të ri humanoid të quajtur “Atlas”.

Siç mund të dallohet edhe nga një video demonstrim i shkurtër, roboti është i aftë të kryejë manovra tepër të avancuara, duke u çuar në këmbë dhe më pas largohet duke ruajtur në mënyrë perfekte ekuilibrin.

Boston Dynamics njihet për prodhimin e robotëve tepër të sofistikuar që janë të aftë të kryejnë lëvizje tepër të komplikuara si vrapim, kërcim, madje edhe salto, pa u rrëzuar në tokë.

Kompania amerikane thotë se roboti më i fundit është hapi i parë në zhvillimin e një roboti humanoid komercial.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin që dënoi me dy…