Rodri, ëndrra e madhe e Real Madridit në epokën ‘Mourinho’

20 maj 2026 | 11:12

Rodri po shihet si objektivi kryesor i Real Madrid për repartin e mesfushës, nëse në stolin e madrilenëve ulet Jose Mourinho.

Sipas raportimeve të mediave angleze dhe spanjolle, Mourinho e konsideron mesfushorin e Manchester City si lojtarin ideal për të udhëhequr projektin e ri te “Los Blancos”.

Raportet shtojnë se Rodri është i lumtur me interesimin e Real Madridit dhe nuk e përjashton rikthimin në Spanjë, sidomos në një moment kur Pep Guardiola nuk do të jetë te Man City nga edicioni i ri.

Largimi i Guardiolës nga Premier League po shihet si faktor që mund ta lehtësojë transferimin e spanjollit drejt “Santiago Bernabeut”.

Edhe pse Manchester City po tenton t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit, Real Madridi thuhet se po e monitoron nga afër situatën dhe është gati të bëjë lëvizje konkrete gjatë afatit veror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës dhe CEPOL, në kuadër të projektit WB…