Rohde: Emërimi i Fodas thekson marrëdhëniet e veçanta Kosovë-Gjermani

20 shkurt 2024 | 13:16

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka vlerësuar si lajm të madh emërimin e bashkëkombësit të tij, Franco Foda në krye të Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

“I dëshiroj atij dhe tërë ekipit sukses të madh”, është shprehur Rohde.

Ai ka thënë se emërimi i Fodas thekson edhe më shumë marrëdhëniet e veçanta që kanë Kosova dhe Gjermania, përfshirë këto në fushën e sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armët bërthamore të Rusisë janë drejtuar nga Londra, Berlini dhe…