Rohde i gëzohet ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend

23 nëntor 2023 | 14:44

Kuvendi i Kosovës, pas shumë tentimesh të dështuara, të enjten ka arritur t’i kalojë disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare.

Votimi i këtyre marrëveshjeve është bërë i mundur falë AAK-së, e cila ka vendosur ta ndryshojë qëndrimin që e kishte kundër këtyre marrëveshjeve.

Për këtë çështje ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se marrëveshjet janë në të mirë të qytetarëve.

“Lajme të mira për Kosovën. Më në fund iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura sot me konsensus ndërpartiak në Kuvend. Këto do t’i sjellin dobi popullit dhe tërë vendit”, ka shkruar Rohde në “X”.

Marrëveshja e parë që është miratuar nga 83 deputetë, ishte ajo për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B.

Më pas, Kuvendi ka vazhduar punimet duke votuar edhe një sërë marrëveshjesh tjera, por ka pasur edhe të tilla që nuk janë votuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, i është…