Uka i reagon Haxhiut: S’i kam pasur çelësat ku ruheshin mostrat e Astrit Deharit

23 nëntor 2023 | 14:38

Ish-zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila të enjten në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se “nuk mund ta bëjë drejtor dikë që e ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit”.

Uka ka mohuar kategorikisht një pretendim të tillë.

“Nuk është e vërtetë që unë i kam pas ‘çelësat ku ruheshin mostrat e Astrit Deharit’. Po ashtu, nuk është e vërtetë që unë kam qenë kandidat për drejtor të IML-së. Në konkursin e fundit, madje as që kam kandiduar”, ka shkruar Uka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në…