Osmani: Shqiptarët e Luginës së Preshevës po përballen me spastrim etnik

23 nëntor 2023 | 14:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë, ka theksuar se shqiptarët kanë lënë gjurmë nëpër botë, me kontributin, aftësitë dhe njohuritë në fusha të ndryshme.

Ajo është shprehur se mërgata shqiptare ka shërbyer si një urë lidhëse në mes të shteteve.

“Mërgata jonë është sublim i përpjekjeve të gjata për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim. Pavarësisht sfidave, mërgata ka mbetur thellësisht e lidhur me atdheun”, ka thënë Osmani.

Më tutje, Osmani është ndalur edhe te shqiptarët e Luginës në Preshevës, për të cilët ka thënë se po përballen me diskriminim dhe spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.

“Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, mos të harrojmë se vëllezërit tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc ende po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot iu them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e ’90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”, ka thënë Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Behrami ish-këshilltari Hashim Thaçit, ka kritikuar deputetët e Kuvendit…