Rohde ia “heq kapelën” Kosovës që po i çon armatim Ukrainës

19 mars 2024 | 23:33

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përgëzuar Kosovën që po i dërgon armatim Ukrainës.

Rohde shpërndau postimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tregoi në platformën “X” që Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën në luftën heroike, siç e ka quajtur ministri kosovar.

Për këtë ambasadori gjerman tha se ky veprim i Kosovës është shumë i lavdueshëm.

Ai përmendi faktin që Ukraina akoma nuk e ka njohur Kosovën.

“Edhe pse Ukraina Ukraina ende nuk e njeh Kosovën, qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainënnë luftën kundër pushtimit rus duke i mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme”, ka shkruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën e 20 marsit në ora 15:00, do të…